Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme kanë debatuar pas lajmit se Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thërritur ushtar nga Greqia.
Përfaqësuesi i opozitës, Aldo Bumçi, e ka cilësuar si skandaloz këtë rast.
“Lajmi që një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është thërritur ushtar nga Greqia është skandaloz sepse i gjithë materiali sekret diplomatik kalon nga Shefi i Kabinetit të kësaj ministrie”, tha Bumçi.
Top Channel raporton se zv.ministri i Jashtëm, Belortaja tha se do të verifikohen pretendimet e opozitës.
Debatet u zhvilluan gjatë mbledhjes së përcaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të raportuar mbi çështjen e azilkërkuesve, ku zv.ministri i Jashtëm deklaroi se në rritjen e numrit të azilantëve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian, kanë ndikuar edhe reformat e qeverisë.vlerë që ndryshon në varësi të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit.
Hollësitë për të gjitha kategoritë janë publikuar në faqen e posaçme të internetit të Ministrisë së Brendshme greke, Drejtoria e Politikave për Emigracionin.