Portieri spanjoll, Iker Casilla ka thyer edhe një rekord të rëndësishëm në karrierën e tij të gjatë futbollistike. Ai bëhet portieri me më së shumë ndeshje që ka mbajtur portën e paprekur në histori të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
Ish-portieri i Real Madridit ka mbajtur për 51 herë portën e paprekur në Ligën e Kampionëve, më shumë se çdo portier tjetër. Ai këtë e bëri pas fitores prej 2-0 të Portos kundër Maccabi Tel Avivit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar faqja e Ligës së Kampionëve në rrejtin social Tëitter.