Mbetjet e skeletit të një burri të zhdukur 22 vite më parë është zbuluar në një pellg në Florida.
Mbetjet e William Moldt u gjetën brenda automjetit të tij të zhytur në ujë në Wellington afër Palm Beach.
Makina u zbulua në Google Earth nga menaxheri i planifikimit të banesave të The Grand Isles.
Policia tha se Moldt u raportua i zhdukur në nëntor 1997 dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.
Trupi i Moldt u gjet ende brenda makinës së tij, që ishte zhytur në pellgun afër projektit të banesave.
Policia tha se mjeti ishte i gëlqerëzuar, gjë që tregonte se ka qëndruar në ujë për një kohë të konsiderueshme.
Policia tërhoqi makinën nga pellgu vetëm për të zbuluar mbetjet skeletore brenda.
Automjeti dhe mbetjet iu dërguan hetuesve për bërjen e autopsisë.
Moldt u largua nga një klub nate mbrëmjen e 7 nëntorit 1997 rreth orës 11:00. Ai raportohet se nuk ishte i dehur dhe u iku vetëm me automjetin e tij.
Moldt telefonoi të dashurën e tij nga bar rreth orës 21:30 për të thënë që së shpejti do të ishte në shtëpi. Ky ishte kontakti i fundit që ajo pati me të.