Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përsëritur ftesën për opozitën jashtëparlamentare të bëhet pjesë e Reformës Zgjedhore, madje ka kujtuar se PD-ja në këtë komision vazhdon ta ketë një karrige bosh.
“Historikisht teksa janë bërë reforma në vend është punuar në mënyrë koherente me opozitën parlamentare dhe jo, nëse i referoheni frymë së kushtetutës dhe kodit, merren për bazë rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe në to, dhe LSI e PD rezultojnë të jenë parti parlamentare”, ka thënë Balla.
Në përgjigje të deklaratës së deputetit Murrizi, ai ka dhënë këtë përgjigje:
“Harroje ti se kam dashuri për Bashën, gjëja e fundit që më akuzon është kjo, por kam respekt për historinë politike të vendit, dhe dialogut gjithëpërfshirës. Në komisionin e reformës i është lënë karrige bosh PD për të ushtruar të drejtën e saj për të dhënë propozime, nëse nuk duan ta bëjnë kjo nuk do të thotë që reforma do të mbetet peng. Unë di që zonja Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme, ju nxis të mblidhni komisionin që do të ketë edhe dy anëtarë të tjerë”- tha ai.
g.kosovari