“Infarkti më ka ndryshuar jetën”. Aktori Antonio Banderas nuk bëri lojëra fjalësh teksa foli për frikën e tij gjatë festivalit të Toronto në Kanada, gjatë premierës së filmit ‘Panama Papers’ këtë të hënë.
“Kuptova që Hollywood nuk bën për mua dhe gjeta mënyrën më romantike për të përdorur kursimet”, thotë ai.
Në Malaga të Spanjës vend ku dhe ka lindur, ka blerë teatrin Soho Caixabank, i cili që nga 14 nëntori do të jetë i hapur.
Pse kthehet në shtëpi? “Kur erdha në SHBA më thanë, ‘Dorëzohu, do të japin vetëm role të personazheve negativ’. Gaboheshin aq shumë dhe koha tregoi se iu solla fat edhe aktoreve të tjera si Salma Hayek dhe Catherine Zeta-Jones, që të dyja të ftuara në Malaga për t’iu folur të rinjve se çfarë është realisht show-business”.
I pyetur nëse e lë përkohësisht kinemanë thotë se, “Teatri është dashuria e jetës sime, është si një femër që e ke lënë pas dore dhe duhet ti përgjigjesh”.
Lidhur me vendimin për tu kthyer në vendin e origjinës tregon se pas infarktit ku iu vendosën tre stenda, një infermiere i kishte thënë “Shumë shpejtë do të ndihesh i trishtuar dhe do të bëhesh më emocional”.
Aktori tregon se pas këtyre fjalëve mendoi, “Imagjinoni të bie në depresion pikërisht pasi shpëtova jetën. Imazhi hollywoodian i heroit në aksion nuk jam unë. Tani preferoj historitë intime europiane, në mënyrë që të mos ndihem si zhongler i terrorizuar nga ideja se mos më bien pjatat për tokë”.
Sa i takon sekretit të tij thotë se, “Punoj pa pushim dhe e dua atë që bëj, që nga moda, fotografia dhe muzika. Arti më bën të ndihem i gjallë”.
/a.r