Tre persona janë arrestuar nga policia, mes tyre një i kërkuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg për prostitucion dhe trafik droge.
Të arrestuarit nga policia e Lezhës
– U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
– U kap dhe u ndalua E.N. 22 vjeç, banues në Laç, për vjedhje. Ai dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.
– U arrestua B. P., 28 vjeç, banues në Mamurras, për armëmbajtja pa leje. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me krehër me 7 fishekë, pa leje.
– U procedua E.Sh., vjeç 32, banues në Lezhë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike.