Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e sotme tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Në momentin kur është afruar policia drejtuesi i mjetit nuk është gjendur aty, i cili dyshohet se ka braktisur mjetin.
Mësohet se makina është Benz G-Class, ndërsa në automjet nuk është gjetur asnjë person.
Policia ka dyshime se mjeti mund te jete i vjedhur ose drejtuesi i fshihet uniformve blu, ndërsa po bëhet krehja e zones.
Ende nuk dihen shkaqet e përmbysjes së mjeti të blinduar. Policia ka ngritur pika kontrolli përgjatë rrugëve dhe po punon me metoda të posaçme për identifikimin e më pas kapjen e autorit, ku dhe do të mësohet se cila ka qenë arsyeja që mjeti u braktis menjëherë pas aksidenti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
g.kosovari