Bashkëpunëtorë të kancelares Angela Merkel kanë bërë të ditur për gazetën Bild se qeveria federale është duke planifikuar, ndër të tjera, përveç fluturimeve të planifikuara të linjave të rregullta, edhe përdorimin e avionëve ushtarakë gjermanë “Transall” dhe pilotët e Bundeswehrit për deportimet e azilkërkuesve nga Gjermania.
Është bërë e ditur që azilkërkuesve nuk do t’ju njoftohet fare koha e kthimit, me qëllim që të mos ikin nga vendbanimet e tyre. Përveç kësaj, kriteret e tolerancës që në Gjermani njihen si “DulDung” do të rishikohen dhe do të bëhen më rigoroze.
Zyra e kancelares Merkel ka informuar krerët e qeverive të landeve të martën pasdite në një konferencë telefonike për planet në fjalë. Kancelarja po merr masa për kthim masiv të 100 mijë azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova, si dhe nga vendet e tjera të Ballkani.