Qeveria e re e kryeministrit italian, Giuseppe Conte mori sot besimin e Senatit, një ditë pas votimin pozitiv nga dhoma e ulët e Parlamentit.
Koalicioni mes Lëvizjes Pesë Yjet (anti sistem) dhe Partisë Demokrate (e majtë, PD) mori besimin e 190 senatorëve.
Nga ana tjetër 133 senatorë votuan kundër ndërsa pesë abstenuan, sipas numërimit zyrtar.