Shqipëri-Islandë do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa konfirmohet edhe zyrtarisht lajmi i “Telesport” mbi formacionin. Trajneri Edoardo Reja vjen me disa ndryshime në krahasim me ndeshjen me Francën.
Kështu, në portë do të jetë Strakosha, i konfirmuar, ndërsa në mbrojtje Ismajli dhe Hysaj janë rikonfirmuar, ashtu si Gjimshiti ndërsa risia është Dermaku në vend të Mavrajt, në stol. Sakaq, Lenjani do të jetë gjithashtu në fushë titullar. Reja ka korigjuar gabimin me Roshin, ndaj Francës.
Në mesfushë, treshja Bare-Klaus Gjasula-Memushaj, teksa në sulm dyshja do të jetë Manaj-Cikalleshi. Praktikisht, 6 ndryshime.