Rrugë bosh, shkolla të braktisura, supermarkete të shkatërruara dhe shtëpi të pabanueshme.
Fotot që po shikoni tregojnë gjendjen aktuale të ndërtesave pranë centralit bërthamor të Fukushimës në Japoni, 8 vite pas katastrofës nukleare që detyroi njerëzit të largoheshin nga zona.
Një tërmet me magnitudë 9 dhe një cunami që e pasoi atë në mars të vitit 2011 shkaktoi shpërthim në 3 nga 6 reaktorët e centralit bërthamor, duke çliruar radiacion në ajër, tokë e oqean dhe duke detyruar 160 000 banorë që jetonin aty afër që të zbraznin banesat.
Fotot janë shkrepur nga fotografja polake Natalia Sobanska, e cila tha se u trishtua shumë nga pamja që gjeti.
“Në fillim isha e emocionuar që do të shkoja në Fukushima pasi më pëlqejnë vendet e braktisura, por kur pashë shkollat dhe ndërtesat në atë gjendje, u trishtova shumë. Ishte traumatike”, u shpreh Natalia. /l.m