Lidhur me deklaratën befasuese të presidentit Ilir Meta se në datën 8 qershor të protestës së opozitës rrezikonte të digjek Kuvendi, reagon avokati i njohur Spartak Ngjela.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela thotë se djegia e Kuvendit sipas Metës do të ndodhte në 8 qershor, por kreu i shtetit bëri zhdekretimin e zgjedhjeve në 10 qershor.
Por kujtojmë se presidenti Meta e njoftoi në një deklaratë për media vendimin për zhdekretimin në datën 8 qershor.
Ja çfarë shkruan Ngjela:
Çfarë na tha sot presidenti ynë Meta?
“Kisha të dhëna- tha ai – se do digjej Kuvendi në datën 8 qershor!”
Po dekreti u zhdekretua në datën 10 qershor?
Çdo të thotë kjo? Kjo tregon se ky farë Presidenti e ka pritur djegien e Kuvendit me ankth në datën 8 qershor, dhe meqë ai nuk u dogj dot, zhdekretoi zgjedhjet që t’iu jepte dhe një dorë hordhive të vijonin përplasjet për destabilizimin e Shqipërisë.
Kjo është e vërteta. Por, a di Komisioni Hetimor këtë? Sigurisht që e di. /l.m