Presidenti Ilir Meta ka folur sot para Komisionit Hetimor në lidhje me akuzat ndaj kompetencave të tij.
Ai u shpreh se të gjitha qëndrimet e tij i ka bërë publike më parë dhe se u paraqit në Kuvend në respekt të institucionit, shkruan JavaNews.al
“Nuk do të dëshiroja të mbaja fjalim pasi të gjitha aktet e mia janë publike në lidhje me dekretet për shfuqizimin e 30 qershorit dhe dekretimin e 13 tetorit.
Unë kam dhënë një përgjigje në emër të Presidencës për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, në lidhje me pyetjet e Kuvendit.
E gjykova të jem sot këtu në radhë të parë sepse kam një bindje të plotë që çdo politikan duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve. Dhe së dyti, jam i bindur që Kuvendi e ka bërë gjykimin përmes rezolutës” – tha Meta ndër të tjera.
/javanews/a.r