Presidenti Meta konfirmoi pjesëmarrjen në Komisionin Hetimor në të cilin do të diskutohet shkarkimi i tij.
Punimet e këtij komisioni nisin sërish nesër në orën 10:00.
Presidenti Meta do t’i përgjigjet deputetëve që kanë marrë nismën për shkarkimin e tij.
Pas mbledhjes së komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të mrete pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij .
Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
/a.r