Rrugët e dialogut janë gjithnjë të hapura, përfshirë edhe Iranin, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian, një ditë pas njoftimit nga Irani të vënies në punë të centrifugave të përparuara për të rritur sasinë e uraniumit të pasuruar.
“Rrugët e dialogut janë gjithnjë të hapura, madje edhe sot, por duhet që Irani të heqë dorë nga këto lloji veprimesh”, shtoi ministri i cili shprehej në emisionin politik “Le Grand Rendez-vous” për mediat “Europe1”, “CNEWS”, “Les Echos”.
/a.r