Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Bulqizë, ku Fatjon Keta, 22 vjeç vrau me thikë shokun e tij, Arlind Pasha. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sherri ka nisur rreth një viti më parë dhe e gjitha ka qenë e paralajmëruar dhe jo diçka momentale. Mësohet se Fatjon Keta një vit më parë është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës me ambulancën e Bulqizës dhe gjatë rrugës u ka thënë personelit: “Do më njohë Arlind Pasha se kush jam, së bashku me shokët e tij”.
Dy muaj më parë, Keta ka tentuar të vrasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. Po të njëjta burime, tregojnë se Keta ishte edhe përdorur i lëndëve narkotike dhe person i dhunshëm në familjes. Megjithatë, pavarësisht se uniformat blu kanë qenë në dijeni të këtyre fakteve, pasi familja e ka denoncuar disa herë në Komisariat, nuk ka marrë asnjë masë, ç’ka mund edhe të sillte edhe parandalim të kësaj ngjarje të trishtë. Nuk dihen ende motivet e sherrit mes dy të rinjve, që përfundoi në mënyrë tragjike, me vdekjen e Arlind Pashës.
Keta qëlloi tre ditë më parë me thikë shokun e tij Arlind Pasha duke i shkaktuar edhe vdekjen, teksa pak orë para ngjarjes kishte dhunuar në banesë nënën dhe motrën e tij. Ai deklaroi në komisariat se vrasjen e ka kryer me vetëdje.
/a.r