Dalin detaje nga vdekja e punëtorit të ndërtimit në lagjen 5 Maji të Tiranës.
Burime nga blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale J.M. 66 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 09:00.
Dyshohet se 66-vjeçari ka humbur ekulibrin e është rrëzuar nga skela, dhe për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Tiranë/ Informacion paraprak:
Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.