Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajmë të mirë për dy vogëlushët që pas 37 ditësh të vështira në reanimacion, i’a kanë dalë të fitojnë betejën për jetën.
Kreu i qeverisë ka postuar një foto për shënim dhe kujdesin e bluzave të bardha të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku është edhe ministrja Manastirliu që i ka ndjekur nga afër çdo ditë gjendjen e dy vogëlushëve Amir dhe Amar.
Rama më tej shkruan se binjakët po largohen për në shtëpi, bashkë me mamin dhe babin edhe me çekun e tyre të dyfishtë 1.6 milionë.
“Pas 37 ditësh të vështira në reanimacion mes frymëmarrjes e ndalimit të frymës, dy ëngjëllushët e vegjël, 😇Amir & Amar😇, i’a kanë dalë të fitojnë betejën për jetën falë një ndërhyrjeje tejet delikate të mjekëve tanë dhe përkushtimit të gjithë bluzave të bardha 👩🏻⚕️👨⚕️ të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”🏥🙏
Ogerta që i ka ndjekur nga afër çdo ditë, po i përcjell sot binjakët në shtëpi, bashkë me mamin dhe babin🤗 (edhe me çekun e tyre të dyfishtë 1.6 milionë, sepse janë jo vetëm dy, po janë edhe të dytët😄😉)
#ShqipëriaqëDuam🤝☀️🇦🇱”, shkruan Rama.
g.kosovari