Një 47-vjeçar, i dënuar nga drejtësia italiane, me 12 vite burg, për disa vepra penale, fshihej në Kurbin, së fundmi me një identitet të ri. Ai është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “JAD”.
47 vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.
Forcat policore të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit “JAD” në luftën antitrafik ndërkombëtar, operacion i drejtuar nga Europol ku bën pjesë edhe Shqipëria, falë një pune të mirëorganizuar policore, kapën shtetasin me disa identitete të ndryshme, identiteti i fundit Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
g.kosovari