Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur diten sot me mesazh domethenes, teksa ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, nje pjese nga fjalimi i mbajtur prej tij 11 vite me pare.
Në 15-vjetorin e LSI-së ish-kryetari i kësaj force, tashmë President, Ilir Meta kujton ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008.
Kreu i shtetit thotë se beteja për parimin e ndarjes se pushteteve është e shenjtë edhe sot pas 11 viteve.
“Ne kurrë nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit, sepse për ne parimi i ndarjes se pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës” thotë Presidenti 11 vite më parë, teksa statusin e shoqëron me një video gjatë një mitingu elektoral, ndërsa shkruan “Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë“.
Mbrëmë LSI-ja festoi 15 vjetorin, por Ilir Meta nuk ishte i pranishëm.
g.kosovari