Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire i bëri thirrje sërish vendeve që kanë marzhë manovre buxhetore, duke filluar nga Gjermania, që të investojnë në zonën euro me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike, disa ditë nga një mbledhje e “Eurogrupit”.
“Shtetet që kanë marzhë manovre buxhetore, veçanërisht Gjermania, duhet të investojnë më shumë, kjo është në interes të Gjermanisë”, deklaroi Le Maire nga qyteti francez i Strasburgut, gjatë inaugurimit të Panairit të 87-të Europian të Strasburgut.
Kjo kërkesë vjen në kuadër të paktit për rritje ekonomike për eurozonën që Parisi synon të propozojë gjatë mbledhjes së 19 ministrave të Financave të zonës euro, Eurogrupi, më 13 shtator në Helsinki.
/a.r