Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.
Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja në rrugën “Teli Ndini” e bën me komode lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.
“Dorë me një – rrugë e re! Çunat iu përveshën punës në rrugën “Teli Ndini” për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike duke e kthyer në më të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve dhe kalimtarëve.
Tani po! ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.