Ylli i Inter-it, Romelu Lukaku, ka shpjeguar arsyen pse zgjodhi të nënshkruante me zikaltrit në një intervistë të dhënë për Rolling Stone.
“Ka patur shumë entuziazëm pas nënshkrimit tim me Inter-in”, ka thënë gjiganti belg. “Njerëzit më kanë kontaktuar, më kanë dërguar mesazhe në Instagram. kur kam ardhur për herë të parë në Milano nga Brukseli, ka patur shumë njerëz në aeroport për mua”.
“Më kanë inkurajuar menjëherë, kanë thirrur emrin tim. Me gjestin që kam bërë, doja vetëm t’i falënderoja për mbështetjen që më kanë dhënë nga momenti që kam ardhur këtu”.
“Inter-i? Para së gjithash vendimi im është bazuar te sporti. Inter-i ishte klubi me të cilin doja të luaja në Itali dhe trajneri ka qenë një element i rëndësishëm në zgjedhjen time, përveç faktit se e dija se skuadra kishte lojtarë shumë të mirë”.
“Ka qenë një zgjedhje e mirë edhe në aspektin familjar, sepse vëllai im është këtu. Mendoj se Italia është një vend i bukur për të jetuar, jam një person që më pëlqen të zbuloj kultura të reja. Jam shumë i lumtur që jam këtu”.