-Sot Lëvizja Socialiste për Integrim feston 15-vjetorin e themelimit. I ftuar në studion e gazetarit Denis Minga në ’45 Minuta’ në Report Tv, një nga themeluesit, Edmond Panariti tregoi për herë të parë si u bë pjesë e kësaj parti dhe bisedën me Ilir Metën 15 vite më parë.
“15 vite më parë kam pasur ftesë të drejtpërdrejtë nga Ilir Meta, më kërkoi që t’i bashkohesha kësaj sfide. Unë kam biseduar drejtpërdrejt me Metën. Ka qenë takimi i dytë që kam bërë në krah të Metës, po shkonim në Berat dhe e pyeta pse, nuk mund të duroje brenda PS-së, pasi ishe figurë me goxha peshë? Ai më tha, Panarit nuk e paske kuptuar akoma misionin e LSI-së.
Ne, ajo parti, nga ajo që dola kishte shumë probleme të cilat thjeshtë nuk mund të riparoheshin, prandaj vendi kishte nevojë për një frymë të re dhe ju ftova ju, që nuk kishit të bënit me politikën. LSI-ja u krijua si platformë mundësish, që kishte nevojë të përfaqësoheshe, platformë mundësish” tha ai.
/a.r