Nga Komisioni i Ligjeve, ku u rrëzuan dekretet e Presidentit për kthimin në Kuvend të dy ligjeve, Braho i kërkoi këshilltarit të Metës, Bledar Dervishajt të jenë më dinjitozë dhe të ngrenë probleme të mirëfillta Kushtetuese.
Deputeti socialist, Spartak Braho i është drejtuar këshilltarit të Metës, duke thënë se po ia heq tullat Presidentit.
“Zoti Dervishi po ja hiqni tullat Presidentit. Nga 130 dekrete, 21 dekrete kthehen mbrapsht. Nuk është dinjitoze që në dekretet e Presidentit kërkohet të rregullohet teknika legjislative, kjo apo ajo.
Thelbi dhe serioziteti i dekreteve të Presidentit janë problemet Kushtetuese. Natyrisht rishikimi përfshin një gamë të gjerë të problematikës, e di mirë dhe e vlerësoj, por unë në asnjë rast nuk mbaj mend në 19 apo 21 dekrete sa keni ju, që të ngrini probleme të mirëfillta kushtetuese dhe Komisioni i Ligjeve apo Parlamenti të mos reagojë.
Ndaj do ju thosha të jeni më dinjitozë në hartimin e kundërshtimin të ligjeve që Presidenti kërkon për të ç’dekretuar nëpërmjet dekreteve”, tha Spartak Braho.
g.kosovari