Në shtetin amerikan të New Jerseyt është gjetur në pyll një gjarpër me dy koka.
Zvarraniku, i quajtur ‘Double Dave’, u zbulua muajin e kaluar dhe u mor nga një grup mjedisor.
I bashkuar në trup, gjarpri helmues ka dy koka plotësisht të formuara, katër sy dhe dy gjuhë, të cilat funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
“Do të ishte mjaft e vështirë për këtë gjarpër të mbijetojë në natyrë,” tha ambjentalisti Dave Schneider.
Ai tha se gjarpri ngurtësohet kur përpiqet të shpëtojë, dhe do të kishte qenë lehtësisht i kapshëm për grabitqarët.