Partia Demokratike disponon të tjera përgjime, ku janë të përfshirë zyrtarë të tjerë të lartë të mazhorancës. Kështu u shpreh ish-deputetja demokrate, Grida Duma ne një intervistë në Abc News.
Për sa i përket zyrtarëve që janë të përfshirë në këto materiale, Duma tha se bëhet fjalë për funksionarë të lartë të qeverisë duke përfshirë edhe ministra.
“Unë besoj që pa asnjë diskutim do të ketë dhe duhet të ketë. Është e pamundur që maja e ajsbergut, ajo që dëgjuat ju te BILD-i të mbarojë aty. Pa asnjë diskutim që kjo është çështja. Pa diskutim që kemi dijeni për të tilla fakte. Për funksionarë të lartë. Pse jo edhe ministra. Ka indicie të tilla. Keni për të parë në ditët në vijim se politika është edhe art i parashikimit deri diku, ose së paku i lëvizjes së radhës. Unë besoj se do shikon që aty ku duket se Edi Rama i bën fli vetë, në fakt është duke fshehur diçka. Ne i parashohim se cilat janë lëvizjet e mazhorancës për të fshehur problematikën që ajo ka me bashkimin e krimit me pushtetin e shqiptarëve”, deklaroi Duma.
/a.r