Të shumtë janë qytetarët që i shkruajnë kryeministrit Edi Rama për problemet e tyre në jetën e përditshme.
Kësaj radhe ka qenë një mësues nga Vlora ai që i ka shkruajtur. Elidoni nga fshati Kotë, tregon se ka hequr dorë nga profesioni dhe ka vendosur të bëhet çoban, mirëpo disa ditë më parë një makinë me shpejtësi të madhe e kishte aksidentuar atë, dy fëmijët e tij dhe i kishte vrarë 70 dele.
Duke qenë se policia nuk kishte mundur ta gjente autorin, qytetari i ishte drejtuar kryeministrit për një zgjidhje dhe pas disa ditësh një person i kishte zëvendësuar bagëtitë e vrara.
Rama ka publikuar mesazhet ku Elidoni e falenderon për zgjidhjen e problemit. /l.m