Një ngjarje tepër e rëndë ka prekur familjen e ish-futbollistit të Milanit dhe Romës Cafu. I biri i legjendës braziliane, Danilo Feliciano de Moraes, ka ndërruar jetë pasi është ndjerë keq teksa luante një ndeshje futbolli. Thuhet se shkaku është një arrest kardiak që braziliani ka pësuar në zemër.
Ngjarja ka ndodhur në vendlindjen e 30-vjeçarit, në Barueri të San Paolo-s. Danilo, i cili është më i madhi nga tre fëmijët e Cafu-s, po luante në një fushë afër shtëpisë me miqtë e tij kur ndjeu dhimbje. Ai u dërgua menjëherë në një spital rajonal, por fakteqësisht doktorët nuk mundën ta shpëtonin.
Mediat rajonale raportuan se Danilo nuk ishte ndjerë mirë as para se të merrte pjesë në ndeshjen e së mërkurës, ku arriti të luante vetëm 10 minuta. Për këtë humbje tragjike kanë reaguar në shenjë mbështetje shumë klube si Real Madrid, Roma, San Paolo dhe të tjerë. /l.m