Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka bërë të ditur të mërkurën se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së sotme për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Sipas tij, konsultimet brenda Listës Serbe (SL) për paraqitjen e listës për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë janë ende në vazhdim e sipër.
“Të premten deri në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listës dhe mendoj se pas ditës së nesërme (sot) do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare “, tha ai.
Kreu i Listë Serbe ka theksuar se qëndrimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet e Kosovës ishte i njohur dhe se anëtarët e LS-së ishin në komunikim të vazhdueshëm me të.
“Ne do të kemi pozicionin tonë përfundimtar për dorëzimin e listës”, tha Rakiq në Graçanicë, ku mori pjesë në vënien e gurëthemelimit për ndërtimin e apartamenteve të reja.
/a.r