Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke publikuar një foto nga takimi i humanistes së madhe shqiptare me Presidentin e SHBA-së, Ronald Reagan.
Foto daton në 21 qershor 1985 dhe gjatë ceremonisë, Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë.
“Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen Presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë”, shkruan ambasada e SHBA.
/a.r