Nje 45-vjecar ka rene ne prangat e policise, pasi ishte shpallur ne kerkim per trafik droge ne Itali.
Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, lokalizuan dhe kapen shtetasin me inicialet A (A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.
“Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar profesionale, lokalizuan dhe kapen duke e arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar
• A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale ” Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim”, bën me dije policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.
g.kosovari