Ditën e sotme 2 120 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim për Patrullë të Përgjithshme.
Të gjithë këta aplikantë do t’i nënshtrohen testit për tu bërë pjesë e akademisë së Policisë.
Në total numri i fituesve do të jetë 500. Kjo është faza e parë, që përfshin aplikantët e qarqeve Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier.
Telefonat dhe komunikimi i aplikantëve në momentin që do fillojë testimi, nuk do lejohet.
Ky është testimi me shkrim, nga ku do përzgjidhen në total 500 fitues, nga 2120 aplikantë që janë në total.
Ditën e djeshme, drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili pohoi se çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve.
g.kosovari