Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetim nga Prokuroria e Tiranës lidhur me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit me urdhër të ish-Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, janë hedhur në treg 4600 litra helm me emrin “Silikon Mix”.
Kërkesa e organit të përgjithshëm të akuzës mban datën 3 shtator 2019 dhe firmën e drejtores së kabinetit, Alketa Zifla.
“Ju dërgojmë për vlerësim ligjor sipas kompetencës të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit, rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë ka lëshuar në kundërshtimn me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit “Silikon-Mix” i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme për shëndetin”, thuhet në kërkesë.
Prokuroria e Përgjithshme kërkon gjithashtu nga Prokuroria e Tiranës informacion në lidhje me trajtimin e këtij rasti, pa cënuar sekretin hetimor.
g.kosovari