Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders) ka dalë në një deklaratë ku ka dënuar deklaratat e krye demokratit Lulzim Basha lidhur me mediat. Kreu i PD, Lulzim Basha mësohet se u ka kërkuar të tijve që të bojkotojnë mediat për të paktën një periudhë 5 ditore. Ndërkohë përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga Reporterët pa Kufij , organizata prestigjoze që mbron lirinë e medias shprehet se gjuha e përdorur nga kryedemokrati Lulzim Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media.
“Reporterët pa Kufij” shprehin keqardhje të fortë se lideri i opozitës Luzlim Basha u ka bërë thirrje fshehurazi anëtarëve të partisë së tij për të bojkotuar disa media nën pretekstin se ata i shërbejnë propagandës së kryeministrit
Edi Rama. Duke vepruar kështu, Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media”, shkruan RSF. /l.m