Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. Në mbledhje po diskutohet për plotësimin e strukturave në degët e PD.
Mësohet se përparësi për plotësimin e strukturave të demokratëve do të kenë të rinjtë dhe ata që kanë kontribuuar e themeluar Partinë Demokratike.
Gjithashtu, mësohen edhe porosinë që Basha iu ka dhënë të deleguarve të partisë, teksa iu ka kërkuar të kenë komunikim të vazhdueshëm me personat që kanë reputacion/influencë në zonat e tyre, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e strukturave të partisë.
Ndërkohë, mësohet se deri më tani në mbledhjen në selinë blu nuk është diskutuar asgjë në lidhje me riorganizimin dhe me aksionin opozitar, që pritet të nisë këto ditë.
Nga ana tjetër, të enjten në orën 13:00, kreu i demokratëve ka thirrur në një takim edhe aleatët e tij opozitarë. Këto takime të njëpasnjëshme të opozitës vijnë me nisjen e sesionit të ri politik, ku edhe opozita duket se ka nisur përgatitjet për aksionin e radhës.
Basha ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive në shtator, por deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj rreth aksioni opozitar. /l.m