Prokuroria e Përgjithshme i kërkon prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit që të nisë vlerësimin e denoncimit të PD-së kundër n/kryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.
PD-ja denoncoi ditën e shtunë se biznesmeni Shkëlqim Fusha, që sipas selisë blu është përfituesi më i madh i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës ka paguar dhomat luksoze të hotelit në Barcelonë për n/kryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku. /l.m