Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi, ka dalë sot publikisht nga godina e Kuvendit dhe ka kërkuar falje dhe tha se ndien keqardhje për lëndimin që i ka shkaktuar qytetarit pak ditë më parë që e ofendoi në një koment në profilin e tij në Facebook.
“Janë sot para medieve për të kërkuar falje publike. Kërkoj falje për të folurën time. Keqardhje për lëndimin që i kam shkaktuar”, u shpreh Murrizi në një deklaratë për mediat.
Murrizi, disa ditë më parë, teksa një qytetar e kritikoi në lidhje me një status që kishte bërë për faturat e udhëtimeve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e quajti qytetarin ndër të tjera “down”.
“Unë ndjej keqardhje dhe përgjegjësi për lëndimin që i kam shkaktuar, ndaj jam sot para medieve për të kërkuar falje për të gjithë të indinjuarit nga komunikimi im në Facebook. Dhe për t’i garantuar ata se si deputet do të kenë mbështetjen time të përhershme”, tha deputeti.
Por deputeti i eshte pergjigjur edhe avokates se Popullit te ciles iu drejtua me kete mesazh: Të mos bëjë ciu ciu me deklarata false se ka dy vjet që e ka ngrohur karrigën dhe s’e ka ditur se ekziston ky grup social, vetëm kur të ngritën zgupthi ata që e drejtojnë dhe e cuan tek ky grup shoqeror. Të kishte folur edhe për politiakanet VIP-a që në dalje publike s’kanë lënë grup shoqëror e social pa ofenduar duke përdorur termat “hajdut”, “qorr”.
g.kosovari