Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen për Komitetin Rajonal të qarkut të Jugut në Vlorë.
Mbledhja do drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci.
Prezentë në mbledhje janë kryetarët e bashkive të jugut, prefektët e qarkut të jugut, deputetet e Kuvendit, si edhe pushteti vendor i jugut, mes tyre ministrat Blendi Klosi e Damian Gjiknuri, deputetët Vullnet Sinaj e Vilma Bello, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe krye bashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.
Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura pritet që Ruçi të japë referencat e tij si edhe të caktojë detyrat përkatëse për pushtetin vendor.
Kreu i Kuvendit është koordinator politik për rajonin e jugutpër Partinë Socialiste. Ai mbulon qarqet e Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
g.kosovari