Tre grupe të fuqishme kriminale italiane janë shkatërruar nga policia italiane, duke vënë në pranga 25 persona.
Bëhet me dije se menaxheri i njërit prej grupeve ishte një shqiptar i moshës 30-vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili qëndronte ilegalisht në Itali.
Tre grupet kriminale ishin të specializuara kryesisht në trafikun e drogës.
Krahas menaxherit shqiptar, mësohet se edhe në grupet e tjera kishte italianë dhe shqiptarë.
Ata vepronin në provincat e Pescara, Chieti dhe L’Aquila. Grupi i parë qe është goditur është “Kanali shqiptar”, i cili rezulton se ka pasuri të madhe bujqësore.
Lidhur me arrestimet, në vijim pritet të mësohen më shumë detaje.
/a.r