Ka nisur sot punimet sesioni i ri parlamentar ku fjalën hapëse e mbajti kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Që në nisje të fjalës së tij ai foli për punimet e Parlamentit në sesionin e kaluar, ku evidentoi edhe lënien e mandateve nga opozita.
Kjo sipas Ruçit nuk e pengoi aspak punën e Kuvendit, ndërsa shumica e vendeve të deputetëve u plotësuan nga anëtarë të tjerë.
Si për të krahasuar opozitën në Parlament me atë që ishte në sallë vitin e kaluar, Ruçi tha se kjo aktualja ka kërkuar dy interpelanca më shumë.
“Lënia e mandateve nga ana e opozitës nuk e pengoi punën e Parlamentit. Janë miratuar 22 ligje më shumë sesa në periudhën janar-korrik të vitit të kaluar.
Deputetët morën 8 nisma ligjore, njëra prej së cilës ndryshimet e kodit penal. Deputetët e rinj kërkuan dy interpelanca shumë sesa opozia e kaluar”, tha kryeparlamentari.