Me ardhjen e shtatorit kanë nisur edhe seancat e vettingut.
Gjyqtari i parë që u vu në sitën e vettingut është Sokol Ibi, i Gjykatës Administrative në Korçë.
Hetimi për gjyqtarin Ibi është kryer në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Sa i takon pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin, ka burime të ligjshme, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.
Gjyqtari rezulton se ka një banesë 127 metra katrorë, së bashku me tokën bujqësore në Pogradec.
Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar një tokë bujqësore. Komisioni ka konstatuar mospërputhje në deklarime, për blerjen e pronës bujqësore dhe një banese.
KPK gjithashtu, ka konstatuar dy kontrata shit-blerje për pronën, njëherë në vlerën 100 mijë lekë, njëherë 145 mijë lekë. Në kontratën e dytë është e detajuar secila nga pasuritë. /l.m