Në Kosovë ka nisur sot viti i ri shkollor. Me këtë rast, presidenti Hashim Thaçi ka përcjellë mesazhin e tij për të gjithë nxenësit që janë ulur sot në bankat e shkollë.
Kreu i shtetit shprehet mes të tjerash se ‘suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës’.
‘Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës’, përfundon mesazhi i Presidentit. /l.m