Personi që shikoni në fotografi, është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Gjermani.
36-vjeçari nga Mitrovica, Liridon Mustafa, u aksidentuar në qytetin Huckelohven.
Pasditen e së shtunës ai ishte duke udhëtuar me motor, kur befas humbi kontrollin e mjetit.
Përplasja e fuqishme dhe dëmtimet e marra bën që Mustafa të gjejë vdekjen menjëherë.
Në fotografi dhe video mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes. /l.m