Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e së premtes para të rinjve të partisë së saj.
Nga kampi i Jalës, Kryemadhi tha se kundërshtari politik tmerrohet nga LSI-ja pasi të rinjtë sa vijnë dhe shtohen në këtë parti.
Ajo bëri thirrje për rikthimin e besimit dhe shpresës te shqiptarët.
Kryetarja e LSI pati edhe një mesazh për anëtarët e partisë që drejton.
“Shumë njerëz mund të thonë që LSI ashtu, LSI kështu. Por për diçka të jeni të bindur: Dashurinë që do të gjeni në LSI, nuk do ta gjeni askund”, tha Monika Kryemadhi në Jalë.
Më tej kryemadhi deklaroi se LSI shtohet në çdo palë zgjedhje me 50% të votuesve për herë të parë, gjë sipas saj e tmerron kundërshtarin e saj politik, duke iu referuar kryeministrit Rama.
“Sa më e fortë të jetë LRI aq më e fortë është LSI. Shumë veta bëjnë sondazhe, të gjitha partitë politike bëjnë sondazhe, ambasadat e huaja, shoqata, marrin projekte për të analizuar situatën.
Pavarësisht ngjyrave politike në të gjitha sondazhe u del vetëm një e dhënë e përbashkët të cilën nuk e ndryshojnë dot dhe kjo e tmerron gjithmonë kundërshtarin tonë politik. LSI shtohet çdo vit, në çdo palë zgjedhje me 50% të votuesve për herë të parë”, tha ajo.
g.kosovari