Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30 vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane për përdhunim, rrëmbim e vepra të tjera penale.
Arrestimi i shtetasit E.B., banues në Tiranë, u bë në rrugën ”Arkitekt Sinani”.
“Arrestimi i përkohshëm i tij u krye pasi shtetasi E. B. ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë.
g.kosovari