Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ballkonin e banesës së tij. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se i plagosuri është 36-vjeçari i identifikuar se Eljus Thartori.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës, e ndërsa referuar deklaratës zyrtare të policisë, nuk janë ende të qarta rrethanat e ngjarjes. 36-vjeçari është dërguar në spital, nga ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Thartori, ka qenë mësues i edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, ndonëse ka qenë i dënuar për vrasje, por Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit, duke mos e penguar atë që të jap mësim për 8 vite.
/a.r