Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjet e prekura nga tërmeti i tre muajve më parë në fshatin Floq në Korçë.
Ai ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve për rindërtimin e shtëpive të banorëve, ndërsa ka postuar dy foto në rrjetet sociale.
“Në fshatin Floq të Korçës, ku po rindërtohen shtëpitë e rrënuara nga tërmeti i qershorit” shkruan Rama në Instagram, teksa ka shpërndarë një foto me fëmijët dhe banorët e fshatit.
Ndërsa në Facebook ka postuar një foto me një të moshuar duke e cilësuar si foton e ditës.
Si pasojë e lëkundjeve të shumta që pasuan tërmetin në juglindje në 1 qershor u dëmtuan shumë banesa në fshatrat Floq, Qafzez e në Vidohovë, ndërsa banorët u strehuan në shkollën e fshatit.