Drejtori i DPB-së, Agimi Ismaili u ka dërguar shkresë zyrtare të gjithë Prokurorive të rretheve për një bashkëpunim ndërinstitucional në interes të sigurisë publike dhe të realizimit të misionit të sistemit të ekzekutimeve të vendimeve penale me burgim. Letra i është dërguar për dijeni dhe prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe ministres së Drejtëisë Etilda Gjonaj.
Në dokumentet që Shqiptarja.com disponon Ismaili ngre problemet shqetësuese që hasen gjatë ekzekutimet e vendimeve penale në IEVP-t për shkak shumë gabimeve që kryen edhe nga Prokuroria.
Një ndër problemet më kryesore, një çështje ligjore ende e pazgjidhur është ajo që lidhet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit” ku prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe u zbritet nga dënimi që ata kryejnë.
Ismaili sjellë në vëmendje edhe rastin e lirimit para kohe të Lulzim Cakës dhe disa të dënuarve të tjerë.
“Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi”, thuhet ndër të tjera në shkresë.
Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8328, dt 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989 “ Për zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë” u shfuqizua dhe madje urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2004 për zbatim të menjëhershëm.
Problemi tjetër i rëndësishëm është llogaritja e dënimeve nga Prokuroria që në shumë raste bëhet gabim . Në shkresë thuhet se ka raste kur çështja apelohet dhe gjykimi nuk është I përfunduar dhe nuk mund të llogaritet dënimi por ka dhe të dënuar që janë të ekstraduar por nuk u është saktësuar ose bërë njohja e saktë e kohës së dënimit.
Për sa më sipër , drejtori i DPB-së u ka kërkuar Prokurorive të Rretheve një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me ekzekutimin e vendimeve penale me qëllim që të shmangen rastet e lirimit pa përfunduar afati i përcaktuar në urdhër-in e ekzekutimit të vendimit penal.
g.kosovari