Pasi del nga rruga, ngjitet në trotuar dhe përplaset me një mur shtëpie. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Rrugën ‘Dei Velini” në Macerata të Italisë. Drejtues i mjetit tip Renalut ishte një shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se ai humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugë duke u përplasur me murin rrethues të shtëpisë së një avokati të njohur në qytet. I pyetur më pas, shoferi tha se kishte problem me frenat.
Zyrtarët lokalë të policisë nga Macerata ndërhynë në këtë rast për zbardhjen e çështjes. Makina pësoi dëmtime të shumta, ndërsa muri u thye por shoferi shqiptar mbeti i padëmtuar.
g.kosovari